“Business Mag Albania”, një botim përkushtuar biznesit

“Një revistë që përpiqet të përcjellë energji të mirë dhe shembuj motivues të njerëzve që ia kanë dalë, ashtu edhe të atyre që sapo kanë filluar rrugëtimin e tyre në biznes. E frymëzuar nga inovacioni që po ndodh në botën e zhvilluar”. Kjo është mënyra se si “Business Mag Albania” prezantohet për publikun. I ftuar në studion e “Dita jonë” ishte drejtuesi i saj, Gerti Boshnjaku.