Buxheti i qeverisë apo i shqiptarëve?

Në Kuvend ka nisur sot diskutimi i buxhetit 2020, draftit më të rëndësishëm të financave publike. Bëhet fjalë për politikat që qeveria do të zbatojë vitin e ardhshëm. Taksat që do të paguajnë shqiptarët dhe sa do të marrin mbrapsht. Një buxhet që ka hapur diskutime të forta, jo vetëm nga opozita por edhe brenda vetë mazhorancës. A do të jetë ai një buxhet që do të zhvilloje ekonominë, apo një buxhet krize siç e quajnë demokratët dhe një pjesë e ekspertëve?