Buxheti nuk kënaq fermerët, eksperti: I pamjaftueshëm, pas çdo skeme fshihet një grup interesi

Përditësuar më: 19/11/2021, ora 20:51

Buxheti i vitit 2022 për bujqësinë ka shkaktuar polemika te palët e përfshira, që i gjykon si të pamjaftueshme fondet. Sipas ekspertit Edi Fero, i ftuar në A2 CNN, “buxheti është i vogël për sa i përket kërkesave dhe nevojave që ka bujqësia, dhe ka një debat midis prodhuesve dhe fermerëve. Edhe krahasuar me vendet fqinje si Mali i Zi dhe Kosova, është 7 herë më i ulët”. Por pse janë të ulta këto financime? Sipas tij, ato nuk adresojnë disa nga problematikat. “Sipas analizave tona, ka disa problematika, pa shtuar mungesën e vëmendjes në këtë sektor. Në radhë të parë lobimi. Shtetet fqinje kanë staf të mjaftueshëm, të atashuar në Bruksel që punojnë për të krijuar projekte dhe ura bashkëpunimi midis BE-se dhe vendit të tyre. Mali i Zi ka dyfishin e përthithjeve të fondeve BE në raport me ne”, thotë Fero.