Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Buxheti për arsimin, a janë zbatuar kërkesat e studentëve

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 16:59 | Aktualitet

Në buxhetin 2010, Qeveria ka përcaktuar katër sektorë si prioritarë: Arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe bujqësia. Do të jenë këto degë që do të përfitojnë pjesën më të madhe të fondeve, me qëllim zhvillimin e ekonomisë. Por a janë realisht të tillë? Ne do të fokusohemi sot tek arsimi. Të dhënat nga drafti i buxhetit 2020, që ka nisur të diskutohet në Kuvend tregojnë se për vitin e ardhshëm, financimet për arsimin do të arrijnë në 45,4 miliardë lekë, me rritje rreth 9 për qind kundrejt buxhetit fillestar të këtij viti. Me këtë buxhet, qeveria nuk plotëson kërkesën e studentëve, për rritje të fondeve për arsimin deri në 5% të prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. I ftuar: Rezart Prifti, pedagog, ekspert për ekonominë

A2 CNN Livestream

Dita jonë