Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Buxheti për turizmin, 205 milionë lekë për 4 bashkitë që kanë probleme me mbetjet plastike

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 10:52 | Aktualitet
Buxheti për turizmin, 205 milionë lekë për 4 bashkitë

Kjo ishte situata në Durrës gjatë sezonit veror. Me turistët prezentë, disa prej qyteteve bregdetare lanë shije të hidhur në sytë e tyre me menaxhimin e mbetjeve plastike.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka listuar katër bashkitë më problematike, për të cilat do të ketë një fond shtesë në eliminimin e plehrave të vend-depozituara kudo.

Nga buxheti i vitit 2022, do të ofrohen edhe 500 milionë lekë për bashkitë e tjera të vendit të cilat nuk kanë arritur të mbledhin dot taksat e mjedisit apo kanë vështirësi në përballimin e menaxhimit të mbetjeve.

Opozita në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese parashtroi disa çështje të tjera shqetësuese për këtë sektor.

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit janë zotuar se 1 qershori i vitit 2022, do ta gjejë Shqipërinë pa qese plastike në treg, premtim i përsëritur që nga tetori i vitit 2019.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu