Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Bylykbashi: Kemi rritje vertikale në sondazhe, zgjedhjet e parakohshme mundësia e vetme

Nga A2 CNN
9 Prill 2019, 11:01 | Politikë
Bylykbashi: Kemi rritje vertikale në sondazhe, zgjedhjet e parakohshme

Oerd Bylykbashi është gjithmonë e më shumë një  nga zërat më aktive të Partisë Demokratike.

Ish deputeti komenton për A2 CNN situatën politike në vend, në prizmin e protestës së radhës të datës 13 prill.

Bylykbashi nuk preferon të japë detaje mbi takimin e liderit demokrat me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit Mattew Palmer, por shton se takimet e këtij po rriten sepse faktori ndërkombëtar po ndërgjegjësohet nga fakti që “kriza është real edhe jo hipotetike”.

Një krizë që për Bylykbashin ka themele të thella, ku spikasin sigurisht sipas tij reforma territoriale gabuar,  edhe pse  “krisja e thellë” ka ndodhur pikërisht me “kolapsimin e sistemit të drejtësisë” ku institucionet e reja nuk po ngrihen dhe ato të vjetrat dhe jetike mbeten pezull dhe jo funksionale.

Bylykbashi citon këtu Gianni Bucchicchion, presidentin e Komisionit të Venecias shumë herë të cituar, kur thotë se “duhet mbrohen Gjykatat Kushtetuese, sepse janë ato që mbrojnë minorancat nga mazhorancat”. Me SPAK qe nuk po sheh dritë dhe institucione si KLP dhe KLGJ “të kapura politikisht”, sipas Bylykbashit “kanë ikur garancitë për te cilat u luftua në korrikun e 2016, u bënë negociatat e gjata”’

Largimi i Edi Ramës është skenari i vetëm që PD sheh në horizont, sepse protestat nuk janë zgjidhja, janë zgjedhjet e parakohshme” , dhe sipas Bylykbashit sondazhet e fundit e tregojnë, “me një rritje vertikale prej 10%”për partinë e tij.

Sistemi elektoral që do të përdorej nuk është për momentin thelbësor, “kemi prishur 4 sisteme zgjedhore duke përfshirë atë gjerman dhe atë të sotmin, sepse ne fusim ne këto sisteme një “karburant politik të gabuar”, ose një “naftë Ballshi”, siç e përkufizon.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu