Bylykbashi: Socialistët vetëm mund të propozojnë shkarkimin e Metës

Oerd Bylykbashi, ish-deputet i Partisë Demokratike, deklaroi në studion e “Ditarit” në A2 CNN se deputetët socialistë kanë në dorë vetëm të propozojnë shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe jo ta shkarkojnë atë.

“Deputetët socialistë nuk kanë asgjë më shumë sesa mundësinë për të propozuar shkarkimin e Presidentit të Republikës. Kaq. Maksimumi do të jetë tentativë partiake për të marrë edhe një pushtet tjetër. Vetëm Gjykata Kushtetuese ka kompetencën për shkarkimin e Presidentit, Parlamenti bën vetëm propozime. Nëse Presidenti thotë se nuk ka zgjedhje, kryeministri nuk ka kompetencë për dekretim date zgjedhjesh”, deklaroi ish-deputeti democrat.

Në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 Qershorin si datë zgjedhjesh, Bylykbashi u shpreh: “Sot ai kolegj është repart i PS-së. Rama kërkoi një gjykatë që t’i kundërvihej dekretit të Presidentit, por Kolegji Zgjedhor nuk e ka këtë kompetencë. Po të kishim Gjykatë Kushtetuese, do të bënim debat edhe për kompetencën e paqenë të Kolegjit Zgjedhor”.

Kur u pyet për procesin zgjedhor të ditës së dielë, Bylykbashi u përgjigj shkurt: “E diela është një proces antikushtetues”.

  • LAJMI I FUNDIT | Rama: 30 Qershorin e fituan qytetarët edhe për ne
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Gjithçka vjen pas 30 qershorit duhet ta fitojmë ne për qytetarët
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria u kërcënua, u godit, u lëkund, por nuk u rrëzua falë SHBA e BE
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria sot është çliruar nga makthi i gjysmës së parë të vitit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria nuk do të shohë më parti molotovësh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ata që ndërmorën këtë aventurë, e pësuan edhe për të tjerët që vijnë pas
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Qëndruam në anën e duhur të historisë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Zgjedhjet tona të brendshme nuk mund t’i ngjajnë zgjedhjeve të mëparshme
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: S’mund të ketë deputetë që shkojnë te njerëzit javën e fundit të fushatës
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kush s’i përgjigjet ritmit të 30 qershorit, del nga projekti i vitit 2021
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Reforma në Drejtësi, as nuk diskutohet, as nuk negociohet
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Nuk kam disponim për marrëveshje politike që rrezikon drejtësinë