Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Bylykbashi: Të gjithë kandidatët e Komisionit të Rithemelimit do të regjistrohen ne zgjedhje. Beteja jonë për fitore

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 21:38 | Politikë
Bylykbashi: Të gjithë kandidatët e Komisionit të

Deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh i sigurt për regjistrimin e kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit për 6 bashki. Në Intervistën me Merita Hakjan, ai tha se Kodi zgjedhor ka hapësirat e veta për këdo që garon. Sipas tij i rëndësishëm është mekanizmi për qasjen tek elektorati.

“Kodi zgjedhor jep hapësirat e veta për këdo që garon. Është çështja të zgjedhim mekanizmin më të favorshëm për aspektet teknike dhe që na jep qasjen më të mirë tek elektorati si PD që njohin gjithë shqiptarët me një logo të saj që iu rikthye në 11 dhjetor me kuvendin e PD. Të jeni të sigurt që të gjithë kandidatët do të regjistrohen”.

Bylykbashi theksoi se me aleatët po diskutojnë sot për kandidaturat më të mira, pasi beteja e komisionit të rithemelimit të PD është të fitojë në të gjitha bashkitë ku mbahen zgjedhjet e pjesshme. Sipas tij ajo që është e rëndësishme është emri i kandidatit.

“Ne po gjykojmë së bashku me aleatët se kush është mekanizimi më i mirë për t’iu qasur elektoratit ne nuk ecim me mendime të dyta, kur flasim me aleatët tanë, apo retorikat. Por kur ulesh me dikë sa kohë ka aleatë dhe bie dakord nuk ulesh se i gënjen u buzëqesh dhe u merr mbështetje dhe pastaj t’ i hedhësh prapë. Zyrtarisht aleatët kanë 52 mijë vota, që vetë PD ka 570 mijë vota, por aty janë dhe të aleatëve që nuk patën kandidatë. Në këtë aspekt këta aleatë ofrojnë kontributin e tyre me ta nuk mund të ulesh kurrë sesi ti tradhtosh apo anatemosh. Diskutimet janë politike. Ne po diskutojmë se në këto 6 bashki, beteja jonë është të fitojmë në këto bashki në funksion të qytetarëve. Është viti i 22 në Durrës që janë socialistët në pushtet që blejnë vota dhe përdorin lekët e tërmetit. T’u jepet e drejta, pse nuk u jepet pse pritet kur ka zgjedhje. Jemi në situatën e ndalimeve se kodi zgjedhor lejon përdorimin e fondeve vetëm kur jemi në situatë emergjente. Jemi vonë në trajtimin e emergjencës por ajo ndodhi atëherë diskutimet me aleatët janë në këtë pikë të maksimizojmë votën për të rrëzuar këtë lloj qeverisje. Ajo që ne po diskutojmë është se kush është më e mira, me rëndësi është emri i kandidatit, vihet në pikëpyetje logoja”.

Ai tha se sot janë përmbyllur kandidaturat në të gjitha bashkitë për të garuar në 30 janar.

“Sot janë duke u përmbyllur kandidaturat në të gjitha bashkitë për të garuar në 30 janar. Kemi bërë proces për të mbledhur shumë kandidatura nga baza dhe më pas nuk do të jetë kryetari, por anëtarësia”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë