Cakaj largon 20 konsuj nderi, njofton se 50% e pasaportave diplomatike do hiqen

Ministri i Jashtëm në detyrë njoftoi largimin e 20 konsujve të nderit të Shqipërisë nëpër botë dhe heqjen e privilegjeve për përfaqësuesit e tjerë.

Si pjesë e asaj që e cilëson reformë në diplomaci, Cakaj paralajmëroi ristrukturim të 80 konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë nëpër botë sikurse edhe përgjysmimin e pasaportave diplomatike me vendim qeverie.

Ndryshimet ne diplomaci i kanë kushtuar largimin dhe transferimin nga detyra 50 diplomatëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN