Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, theksoi se janë 7000 personat e strehuar në hotele, palestra, shkolla dhe ambiente të mbyllura dhe të sigurta.
“Po shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e mundshme dhe falenderoj të gjitha subjektet dhe qytetarët që kanë vënë në dispozicion mundësitë e veta. Akomodimi po vazhdon”, u shpreh Çako ekskluzivisht për A2.
Kur u pyet nëse ka njerëz që e kanë refuzuar strehimin, Çako tha: “Ne kemi kërkuar ekspertiza edhe nga vendet partnere për çështjet inxhinierike. Për ato që nuk janë të banueshme, nuk do të lejojmë banimin aty. Në pjesën tjetër, pas disa kohe banorët do të kthehen në shtëpitë e tyre”.
“Do të vazhdojmë të trajtojmë qytetarët dhe do të nisim eleminimin e rrënojave. Më pas, do të shemben banesat e pabanueshme dhe do të rindërtohen”, theksoi Çako.