CAS konfirmon bllokimin, Partizani 2 vite pa merkato

Sikur të mos mjaftonte sezoni i dobët dhe qëndrimi jashtë Kupave të Evropës, Partizani ka marrë tashmë goditjen më të rëndë. Heqje e të drejtës për të bërë merkato për dy sezonet e ardhshme. Klubi kryeqytetas, ishte ai që bëri publik vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, e cila lë në fuqi dënimin e FIFA-s që bllokon transferimet për këtë afat kohor.