Cas ‘‘zbarkon’’ në Tiranë për klubet shqiptare

Në periudhën kur futbolli shqiptar pret lajme nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për Skënderbeun, por edhe nga UEFA për rrezikun e dënimit të Luftëtarit, CAS zbarkoi në Tiranë. Në workshopin e organizuar rreth të Drejtës Sportive dhe Arbitrazhit, i pranishëm ishte Antonio Rigozzi, avokati që mbrojti Shqipërinë në Lozanë në vitin 2014 dhe i dha fitoren ndaj UEFA-s.
Mes referuesve ndodhej edhe Angelo Rigopoulos, drejtori i Njësisë së Integritetit, pjesë e punës së të cilit është edhe lufta kundër ndeshjeve të trukuara.
Ndërsa asnjëri prej dy avokatëve të njohur nuk pranoi të fliste për mediat, presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka theksoi nevojën për të patur një Arbitrazh brenda vendit.
Në event mungonin përfaqësues të klubit të Luftëtarit, skuadër e cila është nën hetim për ndeshjet e Europa League me Ventspils, me UEFA-n që i bllokoi fondin prej 240 mijë euro të përfitimeve nga pjesëmarrja. “Mungesa e Luftëtarit? Nuk e kisha vënë re, por na ka asnjë lidhje”, deklaroi Presidenti Duka.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN