Çatitë karakteristike të Parisit, punonjësit që i mirëmbajnë çdo ditë duan njohje nga UNESCO

Në Paris njihen si “Couvreurs-zingueurs” riparuesit e çative dhe ngjiten çdo ditë mbi godinat karakteristike të kryeqytetit francez për të mirëmbajtur çatitë e mbuluara me zink, të cilat kanë një ngjyrë karakteristike të para nga lart. Rreth 500 punonjësi kërkojnë që ekspertiza e tyre të njihet nga agjencia kulturore e OKB, UNESCO, e cila mbron trashëgimitë botërore.