Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Çavusoglu: Rama iniciator, gati të takoj Dendias në Tiranë

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 16:59 | Aktualitet

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Athinës dhe Ankarasë pritet të kalojë nga Tirana. Edi Rama është ndërmjetësi i dy shteteve për t’u ulur në tryezën e dialogut. Këtë lajm e konfirmoi vetë ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë një konference ku u shpreh se ishte i gatshëm të takohej në Tiranë me homologun grek Nikos Dendias. “Me iniciative të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, më të cilin kam pasur dhe një telefonatë, jam i gatshëm që t’i përgjigjem ftesës për vizitë dhe me këtë rast në Tiranë të zhvilloj takimin edhe me ministrin grek Nikos Dendias. Duhet ta shfrytëzojmë këtë si një mundësitë mirë për temat e mbetura pezull. Athina nuk ka ndonjë justifikim dhe ne jemi gati të negociojmë”, deklaroi ministri i Jashtëm turk. Burime zyrtare të Kryeministrisë në Tiranë, të kontaktuara nga A2 CNN, konfirmuan saktësinë e deklaratës së ministrit turk, por nuk dhanë një datë se kur pritet të zhvillohet ky takim. Javën e shkuar Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi ku u prit nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe fill pas Ankarasë, kreu i ekzekutivit shqiptar zbriti në Athinë për të zhvilluar dy takime, me homologun grek dhe me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.

A2 CNN Livestream

Dita jonë