Çeku për Malin e Zi: Urime faktorit shqiptar, por me unitet dhe pa ndërhyrjet e Ramës do të shkonte edhe më mirë

Zgjedhjet e djeshme në Malin e Zi do të jenë përcaktuese për drejtimin euroatlantik të vendit fqinj, por mund të ketë ndikime edhe në ekuilibrat e Ballkanit dhe të faktorit shqiptar në rajon.
Ish-ambasadori Arben Çeku duke uruar shqiptarët e Malit të Zi për dy mandatet e marra, nënvizon gjithsesi se “numri do të ishte më i madh me një qasje me realiste dhe unifikuese, dhe në qoftë se Tirana të kishte ndërhyrë në mënyrë më tradicionale”.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në mënyre “ jo normale” në fushatën zgjedhore të një vendi mik. “Jo gjithmonë qasja paternaliste dhe fodulle mund të ndikojë në unifikimin e shqiptarëve. Duhet të jetë leksion për ne, nuk mund të ndërhyhet në atë mënyrë, duke marre parasysh që fliste personi në krye të OSBE-se, qe duhet te monitoronte ato zgjedhje”, thotë Ceku.
Gjithsesi, sipas tij qasja e Malit të Zi është siguruar, dhe nuk ndikohet në mënyrë vendimtare nga faktorë të tjerë. Këtë e tregon edhe qasja europeiste të Dritan Abazovic, shqiptarit që me partinë e tij URA, jashtë koalicionit shqiptar, mund të jetë përcaktues i fatit të pushtetit në Podgoricë, por edhe që tregon mungesën e unitetit të faktorit shqiptar.
“Dy mandate kishte edh ene 2006, më vjen keq që nuk kemi patur unitet të faktorit shqiptar, si në Tuz. Shpresojë që këto zgjedhje të jenë platformë për unifikimin e tyre” , thotë diplomati për A2.
Për sa i përket zgjedhjeve, Çeku thotë se “ende shpejt për të folur sepse edhe se zgjedhjet morën karakter etnik dhe deri diku edhe fetar, me kishën që mori anën e forcave pro serbe dhe pro ruse, nuk mund te mohojmë që kishim të bënim me zgjedhje demokratike. Parti etnike nuk mund të përjashtohen në vende të tilla, por nëse zbatohen rregullat e lojës, mazhoranca do të përcaktohet sipas Kushtetutës pavarësisht retorikes dhe ndërhyrjeve. Rendësi ka të ruhet stabiliteti i Malit të Zi”.