Çeku: Taksa do të rrëzojë Haradinajn

Arben Çeku, ish ambasador në Kosovë dhe Maqedoni, i ftuar në A2 komentoi situatën e politikës kosovare dhe të rajonit, që po ndërlikohet çdo ditë e më shumë.
“Krizë e brendshme politike, që nuk i duket drita në fund të tunelit”, e cilëson Çeku krizën e këtyre orëve në Prishtinë.
Ndryshe nga çështja e demarkacionit, për të “palët janë më të ndara për taksat, as ndërhyrja e amerikaneve nuk arriti të ç’ bllokojnë situatën.
Por si u arrit në këtë pikë? Për ekspertin e politikës rajonale, “këto janë taktizime që liderët bëjnë në kohë krize. Duket që z. Haradinaj bashkë me Fatmir Limajn është i vetmi që i mbahet vullnetin për taksën”.
Nën presionin e jashtëm dhe të brendshëm, sipas tij duket sikur taksa do të rrëzojë Haradinajn.
“Gjasat janë që ai të tërhiqet nga Qeveria dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ende po ngurron për këtë hap për shkak të buxhetit që duhej miratuar sot por për shkak të mungesës së shumicës mund do të shtyhet të shtunën”.
Por a do të ishin zgjedhjet një zgjidhje e favorshme për Kosovën?
“Nuk do të sjellin zgjidhje, mund të ndodh edhe një rikompozim i të njëjtës mazhorancë. Është e dhimbshme që Kosova gjendet e papërgatitur në një cikël krizash dhe në ballafaqimin me Serbinë”, shton Çeku.
Ndërkohë, Vucic do vizitoj në mars Tiranën. “E panevojshme, lidhet me bisedimet për Kosovën, sepse Rama është i përfshirë në tryezën e Kosovës” dhe shton që “Vucic vjen me porositë e Putinit”.
Ceku thumbon edhe kreun e shtetit kosovar. “Thaçi nuk po e menaxhon siç duhet dialogun me Serbinë, nga momenti që duhet të shkojnë dy liderët për të folur me Mogherinin”.

Shkarkoni aplikacionin e A2