Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Çelja e negociatave me BE, Rama: Duhet të rrisim komunikimin me Francën

Nga A2 CNN
5 Korrik 2019, 20:19 | Politikë
Çelja e negociatave me BE, Rama: Duhet të rrisim komunikimin me

Kryeministri Rama, nga samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë, u shpreh optimist për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian në tetor të këtij viti.

Shefi i qeverisë konfirmoi takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe theksoi se nuk është çdo gjë në dorë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi vendimi i Këshillit varet nga subjektiviteti i vendeve anëtare. Rama tha se duhet rritur komunikimi me Francën, për të marrë një vendim pozitiv në vjeshtë.

“Çka është planifikuar për të nesërmen është me e sigurt se çka qenë më parë: që do të thotë që ne kemi vetëm një rrugë, rrugën e bashkëpunimit rajonal dhe në këtë aspekt BE dhe në radhë të parë Gjermania, por edhe Franca së fundmi me riangazhimin në rajon, e mbështesin”, tha Rama.

Kryeministri nuk pranoi të komentonte zhvillimet e brendshme, ndërsa për marrëdhënien me homologun Kosovar, Ramush Haradinaj tha se nuk ka asgjë me të, por në Berlin, sipas Ramës, ai refuzoi një shans historik që ofruan Merkel dhe Macron. Duke komentuar situatën aktuale të dialogut Prishtinë-Beograd, Haradinaj nënvizoi se qeveria e tij nuk lëviz nga qëndrimi për taksën, pa arritur njohjen reciproke. Ndër të tjera, Haradinaj përgënjeshtroi dhe lajmin se Kosova u ka ndaluar hyrjen në territorin e saj të gjithë zyrtarëve dhe diplomatëve të Serbisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë