Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çështja “Dvorani”, A2 zbardh korrespondencën mes Presidentit dhe KLGJ-së

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 14:11 | Politikë
Çështja “Dvorani”, A2 zbardh korrespondencën mes

Përpara se të firmoste emërimin në detyrë të 3 anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, Presidenti i Republikës ishte informuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) se asnjë prej tyre nuk zëvendësonte gjyqtarin Ardian Dvorani.

Përgjigja e KLGJ-së është pjesë e korrespondencës së këtij institucioni me Kreun e Shtetit të datës 9 dhe 10 mars, një ditë para dekretimit të gjyqtarëve Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe. Në korrespondencën shkresore të siguruar nga A2, në pëgjigje të interesit të Presidencës, secili nga kandidatët shkonte në vendin e Dvoranit, mandati kushtetues i të cilit ka përfunduar në vitin 2014, KLGJ shprehej: “Asnjë nga tre kandidaturat e propozuara për emërim nuk zëvendëson nominalisht gjyqtarin në detyrë Ardian Dvorani”. 

Por, interpretimi i ndryshëm i fakteve dhe neneve ligjore të njëjta u pasua me shkresën e kreut të shtetit drej KLGJ-së, ku pretendohej se me emërimin në detyrë të tre anëtarëve të rinj, Dvorani ishte në kushtet ligjore kur duhet të largohej nga Gjykata e Lartë dhe njëkohësisht nga kryesimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në mbledhjen e radhës, KLGJ vendosi të kërkojë opinion nga misionet e SHBA dhe BE pranë sistemit të drejtësisë, nëse konsiderohej ose jo i emëruar pasardhësi i anëtarit Dvorani pas emërimit të tre kolegëve të rinj të tij.

Ndërsa palët bëjnë interpretimet e veta, zgjidhja e sigurtë e ngërçit është emërimi i anëtarit të katërt nga radhët e juristëve të spikatur në Gjykatën e Lartë, në vendin e lënë bosh pas shkarkimit nga vetting-u të ish-kryetarit Xhezair Zaganjori. Marrja e detyrës prej të katërtit jurist të spikatur e bën ligjërisht “të tepërt” Dvoranin në Gjykatën e Lartë, duke mos i lënë mundësi tjetër veç lënies së detyrës dhe kryesimit të KED.

Zgjedhja e këtij anëtari ka ngecur prej disa muajsh, kur po verifikohet kandidati i fundit, ndërkohë që në përgjigjen e 10 marsit KLGJ i thotë Presidentit se procedura “është e pritshme të përfundojë brenda pak javësh”.  

Të njëjtin afat kohor “brenda pak javëve” në lidhje me fatin e përfundimit të procedurës, KLGJ i dha edhe pyetjes së A2 në një përgjigje zyrtare të datës 15 maj. Këshilli pretendon se shkak është një urdhër i Drejtorisë së Sigurimti të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, i cili i ndalon të shqyrtojnë dokumente “sekret shtetëror” në mbledhje “online”. Në këto kushte, derisa KLGJ të mos zhvillojë mbledhje në sallën e tij, procesi i plotësimit të anëtarit të katërt nga juristët e spikatur do të qëndrojë në “vendnumëro”, duke i shtuar edhe Dvoranit kohën e qëndrimit të tij në Gjykatën e Lartë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë