Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çështja e “Rinasit” kthehet në përplasje Rama-Meta-Basha

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 17:18 | Politikë
Çështja e “Rinasit” kthehet në përplasje

Bllokimi i punës së aeroportit “Nën Tereza” ishte shkaku u radhës për përplasjen Rama-Meta-Basha.

Facebook-u dhe Twitteri ishin arenat e përplasjes së tre figurave më të lakuara publike të viteve të fundit ku secila palë, akuzonte tjetrën si fajtore të bllokimit të punës së aeroportit për shkak të grevës së punonjësve të kontrollit të trafikut ajrorë. 

Kreu i qeverisë shkoi më tej, duke e cilësuar edhe si një sabotim të procesit të vaksinimit.

“Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës "Leshko" dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat! Organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësishtë ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cenim të sigurisë kombëtare!”, ishin fjalët e Ramës.

https://a2news.com/2021/04/07/pezullohen-fluturimet-nga-rinasi-deri-me-8-prill/

Akuzave të kryeministrit, presidenti iu përgjigj gjithashtu në rrjetet sociale. Meta kërkoi rifillimin e punës së aeroportit dhe nga qeveria marrjen në konsideratë të kërkesave te sindikatës.

“Ndërprerja e punës për monitorimin dhe kontrollin e Trafikut Ajror nga kontrollorët e “Albcontrol” nuk është zgjidhje. Siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare. I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të Qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë”, deklaroi presidenti.  

https://a2news.com/2021/04/07/kontrolloret-nuk-kemi-interes-politik-ndryshimi-i-orareve-te-punes-sjell-rrezikun-per-uljen-e-cilesise/

Tangos së Metës dhe Ramës iu bashkua edhe Lulzim Basha duke e kthyer në valle shpatash. Për kryedemokratin, fajtor i gjithçkaje është Edi Rama.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, reagoi lideri i PD.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha hodhi poshtë akuzat e kryeministrit, për të cilin thotë se po mundohet të mbulojë vjedhjet dhe shpërdorimet e mëdha të Albkontrollit.

https://a2news.com/2021/04/07/anulohen-fluturimet-ne-rinas-balluku-nese-nuk-paguhen-4000-dollare-kontrolloret-stresohen-dhe-nuk-punojne-dot/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli