Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Çështja e Teatrit, ministrja Margariti: Keqardhje, është kthyer në një vegël në dorë të politikës

Nga A2 CNN
26 Maj 2020, 21:51 | Aktualitet
Çështja e Teatrit, ministrja Margariti: Keqardhje, është

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh në A2 se çështja e Teatrit Kombëtar është kthyer në një vegël në dorë të politikës.

“Çështja se sa Teatri Kombëtar ishte pasuri kombëtare është ndarë tashmë në disa mendime, ata që duan ta lidhin me godinën dhe ata që duan ta lidhin me vlerat historike të saj. Fatkeqësisht, të gjitha këto kanë marrë jehonë, jo për një debat të shëndoshë, por debat politik. Kjo është transformuar në një çështje politike. Është një keqardhje që është kthyer në një vegël në dorë të politikës. Nga ana tjetër, e shikoj me pozitivitet pasi kthehet vëmendja tek arti, te kultura, te investimet që duhen bërë këtu ose jo. Në fund, ka një qasje pozitive”.

Kush do ta ketë në varësi godinën e re?

“Ministria e Kulturës dhe të gjitha aktet që ka ndërmarrë deri tani, në asnjë moment, nuk ka folur për tjetërsim të funksionit të truallit. Nuk ka asnjë pikëpyetje që të ngrihet. Kalimi në Bashkinë e Tiranës ishte një mënyrë për t’i bërë ballë të gjitha hapave burokratik. Fokusi është të krijojmë një rrjet destinacionesh për fëmijët”.

“Qasje për ta kthyer në politike dhe për të sulmuar personalisht”

“Kush më njeh më nga afër e di shumë mirë që jam komplet e zhveshur nga ndjesitë e sulmeve personale. E shikoj edhe këtë, që i shumohet disa veprimeve të tjera, që me çdo kusht duhet të gjendet çdo informacion dhe çdo qasje për ta kthyer në politike dhe për të sulmuar personalisht. Kjo nuk është çështje personash dhe e nivelit të formimit në arkitekturë të familjes sime”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani