Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çështja “Qatargate” që turpëroi BE-në. Pendohet Panzeri, tregon gjithçka për drejtësinë

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 14:50 | Bota
Çështja “Qatargate” që turpëroi BE-në.

Personazhi kryesor në skandalin “Qatargate” është penduar dhe po bashkëpunon me drejtësinë belge. Avokati i Pier Antonio Panzeri, i dyshuar si udhëheqës i një rrjeti kriminal, njoftoi se klienti i tij ka pranuar që të tregojë gjithçka, përfshirë emra konkretë, lidhur me rastin e korrupsionit që njollosi Parlamentin Europian.

67-vjeçari arriti një marrëveshje me prokurorët e çështjes, duke pranuar dënimin me 1 vit heqje lirie, gjobë dhe sekuestrim të 1 milionë eurove pasuri. Ish-anëtari i Parlamentit Europian, është vetëm një nga katër të dyshuarit që mbahen në Belgjikë, përfshirë eurodeputeten greke, zëvendëspresidente të Parlamentit Europian, tashmë të shkarkuar, Eva Kaili. Ata akuzohen se kanë marrë rryshfet nga Katari dhe Maroku në këmbim të ndikimit pozitiv të vendimeve në institucione të BE-së.

Muajin e kaluar, policia belge ka gjetur dhe sekuestruar rreth 1,5 milionë euro gjatë disa operacioneve në një apartament, shtëpi dhe një hotel në Bruksel. Imazhet e shpërndara shfaqin disa kartëmonedha me prerje nga 10 deri në 200 euro, disa prej të cilave të zbuluara në një valixhe.

Katari ka mohuar me forcë se është përpjekur të ndikojë vendime të Parlamentit Europian përmes dhuratave luksoze dhe parave. Edhe Maroku refuzon akuzën se tentoi të ndikonte vendimet për të drejtat e peshkimit dhe statusin e Saharasë Perëndimore.

Që nga momentet e para të pendesës së Panzerit, hetimi është zgjeruar me arrestime të reja, ndërsa rasti i korrupsionit konsiderohet si skandali më i rëndë që ka prekur ndonjëherë Bashkimin Europian dhe një goditje për besueshmërinë e bllokut në tërësi.

https://a2news.com/2022/12/09/dyshohet-te-jete-e-perfshire-ne-nje-afere-korruptive-merret-ne-pyetje-eurodeputja-greke/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli