Çfarë është bërë në shkollat e Kosovës për të mirëpritur nxënësit?

Autoritetet e ministritë me ekspertizën shëndetësore kanë koordinuar protokollet dhe Kosova beson se është gati t’i kthejë fëmijët në bankat e shkollës në datën e zakonshme, në 1 shtator. Por, se si është menduar të jetë procesi në rrethanat faktike të një pandemie që Kosova provon se nuk ia ka dalë ta luftojë më së miri, na informon në “Ditari” në A2 pikërisht nga zyra ku procesi po shkon drejt finalizimit, në Ministrinë e Arsimit në Kosovë, zëdhënësja e këtij dikasteri, Diellza Kukaj.