Çfarë është Flurona? Edhe grip, edhe covid-19, OBSH: Merrni të dyja vaksinat

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 10:33

Omicron nuk është i vetmi shqetësim për shëndetin publik këtë fillimvit. Bashkë me variantin e ri, po lakohet në media një tjetër kërcënim, që mban emrin Flurona. Nuk është një variant i ri e as sëmundje e veçantë, por infektim në të njëjtën kohë nga 2 viruse, koronavirusi dhe gripi stinor. Raste janë identifikuar në disa shtete të botës, përfshirë SHBA, Izrael, Brazil, Filipine, Hungari dhe Maqedoni të Veriut. Kjo e fundit ka raportuar 4 raste të tillë. Ndërsa çdo ditë e më shumë po evidentohen raste të infeksionit të dyfishtë, ekspertët theksojnë se vaksinat kundër koronavirusit dhe gripit mbeten mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga ndërlikimet e rënda.