Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Çfarë i mungoi turizmit veror? Sezon i mirë, por pa shumë cilësi dhe strategji

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 13:34 | Aktualitet
Çfarë i mungoi turizmit veror? Sezon i mirë, por pa shumë

Sezoni verori këtij viti ka lënë të kënaqur thuajse të gjithë operatorët turistikë përgjatë bregdetit shqiptar por edhe më gjerë. Fluks i lartë vizitorësh, kryesisht tëhuaj si dhe shtim të ndjeshëm të xhiros, të të ardhurave si dhe rritje e numrit të të punësuarve.

Por përtej këtyre, kryetari i unionit të tur-operatorëve të jugut shprehet se edhe këtë vit, turizmi në Shqipëri konsiderohet si spontan, pa objektiva të qartë se ku dëshiron të arrijë dhe ajo që është më kryesorja me mungesë të theksuar të cilësisë së personelit të shërbimit.

Përtej suksesit, turizmi duket se ka nevojë për disa ndërhyrje të menjëhershme në mënyrë që të maksimizohet dhe të bëhet më i qëndrueshëm.

Gjithashtu nëse administrata lokale do të ishte më e përkushtuar ndaj disa shërbimeve elementare që nuk kanë nevojë për shumë investime por që janë me peshë për turizmin, atëherë gjërat do të kishin shkuar akoma më mirë.

Zgjatja e sezonit zyrtar veror si dhe ndarja më shpejt e administrimit të plazheve janë dy problematika të tjera që operatorët turistikë përgjatë bregdetit shqiptar shpresojnë të zgjidhin me qeverinë në mënyrë që turizmi të mos mbetet më sezonal apo spontan, por i qëndrueshëm dhe gjithëvjetor. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë