Çfarë ka humbur shkolla? Mësuesja e parë e “Petro Ninit” flet për arsimin

Pas 60 vitesh rikthehet aty ku nisi profesionin e saj. Tefta Qirko është një nga mësueset e para të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Teksa hyn në ambientet e shkollës, 86-vjeçarja na çon në klasën e saj të gjeografisë. Me nostalgji dhe emocion tregon se shumë gjëra kanë ndryshuar, ashtu si dhe brezat e nxënësve dhe mësuesve. Ndihet krenare për nxënësit që ka nxjerrë ndër vite, ndërsa nuk fsheh kritikat për të rinjtë e sotëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2