Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Çfarë ndikimi do të ketë heqja e TVSH-së për biznesin e vogël?

Nga A2 CNN
30 Qershor 2020, 19:23 | Aktualitet

Krahas heqjes së tatim fitimit për biznesin e vogël, qeveria ka konkretizuar edhe një tjetër nismë për këtë kategori, atë të rritjes së pragut të TVSH-së nga 2 milionë lekë në vit që është aktualisht, në 10 milionë lekë. Zgjerimi i pragut do të shoqërohet me më pak biznese që do të futen në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Sipas qendrës studimore ALTAX, deri më tani, qeveritë kanë bërë 7 herë ndërhyrje në pragun e TVSH-së, që prej qershorit 1996 kur kjo taksë u vendos për herë të parë. Ndërhyrja e fundit që qeveria Rama bëri ishte ajo në prill të 2018-s, kur uli pragun e TVSH-së në 2 milionë lekë, mes kundërshtimeve të forta të FMN-së, për shkak të kostove që shtonte për administratën, teksa nuk arkëtonte thuajse fare të ardhura për buxhetin e shtetit. Por, çfarë mendon biznesi i vogël për rritjen e pragut të TVSh-së, që qeveria e konsideron nismë lehtësuese për ta?

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani