Çfarë ndodh me bizneset jashtë skemave të Qeverisë?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut në minimumin historik, në përpjekje për të ndikuar në amortizimin e efekteve negative të koronavirusit në ekonominë tonë. Norma bazë e interesit për monedhën kombëtare zbriti në 0,5% nga 1% që ka qenë deri më tani. Kjo ndërhyrje e institucionit mbikëqyrës bankar pritet të shoqërohet me një reagim të bankave tregtare, nëpërmjet uljes së normave të interesit të kredive të reja në lek, por edhe depozitave në monedhën tonë. Ndërkohë pasditen e së martës kryeministri Rama shpjegoi sesi do të shpërndahet fondi prej 65 milionë dollarësh, kushtuar biznesit të vogël, shtresave të varfra dhe atyre që do të dalin të papunë.

I ftuar në A2 Business: Elton Haxhi, ish-zëvendësministër i Financave.