Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çfarë ndodhi në D-Day? Operacioni më i madh ushtarak në histori

Nga A2 CNN
5 Qershor 2019, 16:55 | Bota
Çfarë ndodhi në D-Day? Operacioni më i madh ushtarak

Trupa nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Franca sulmuan forcat gjermane në brigjet e Francës veriore më 6 qershor të 1944-s.

Ky ishte operacioni më i madh ushtarak, detar, ajror e tokësor në histori dhe shënoi fillimin e fushatës për çlirimin e Evropës veriperëndimore të pushtuar nga nazistët.

Në të ashtuquajturën D-Day, dita e parë e operacionit ushtarak, dhjetëra mijëra trupa zbarkuan në 5 plazhe të ndryshme të Normandisë. U desh më shumë se një vit për planifikimin e operacionit, i cili fillimisht u caktua të niste në 5 qershor. Por stuhitë e paparashikuara, bënë që D-Day të shtyhej për një ditë më vonë.

Herët në mëngjes, forcat aleate filluan sulmin në frontin veriperëndimor të kështjellës evropiane të Hitlerit, nën urdhrat e gjeneralit Eisenhower dhe të mbështetur nga njësi të fuqishme të aviacionit. Tonelata me materiale lufte ishin vënë në dispozicion dhe ishin prodhuar blloqe gjigande betoni për krijimin e porteve artificiale për furnizimet.

Në operacion u përfshinë 7 mijë anije dhe pajisje zbarkimi, të cilat çuan një total prej 156 mijë ushtarësh dhe 10 mijë mjetesh përgjatë brigjeve të Normandisë. Vetëm në ditën e parë të operacionit 4 400 ushtarë të Aleancës u vranë ndërsa 9 mijë të tjerë u plagosën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli