Çfarë po i penalizon eksportet shqiptare? – A2 Business 21/11/2019 – A2

Çfarë po i penalizon eksportet shqiptare? – A2 Business 21/11/2019

Prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë po kalojnë ditë të vështira. Eksportet janë tkurrur ndjeshëm gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë 10 muajve të këtij viti eksportet arritën vlerën e 252,1 miliardë lekëve, me rënie 9,5 miliardë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ky është një lajm i keq për ekonominë, në kushtet kur eksportet janë një ndër gjeneruesit e rritjes ekonomike. Tregues ky që është përgjysmuar gjatë pjesës së parë të këtij viti dhe mesa duket do të ketë pak gjasë të rimëkëmbet në tremujorët e mbetur, kur ka një burim më pak.
E ftuar: Zana Guxholli, eksperte për ekonominë.