Çfarë pune po bën qeveria shqiptare për zgjidhjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi?

Shqipëria nuk është ende në fazën për të çuar dosjet në gjykatën e Hagës në funskion të zgjidhjes së kufirit detar me Greqinë. Këtë përgjigje dha në “Absolut 4” ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, kur u pyet se çfarë pune po bën qeveria për të zgjidhur këtë çështje. Sipas saj grupet e ekspertëve të dy vendeve aktualisht po punojnë në përgatitjen e dosjes për të ngritur çështjen në bazë të kornizës ligjore.