Çfarë shkeljesh kanë zbuluar hetimet e audituesve ligjorë?

Rreth 15% e audituesve që kontrollojnë pasqyrat financiare dhe bilancet e kompanive në vend janë gjetur me shkelje. Bordi i Mbikëqyrjes Publike, një institucion rregullator i pavarur që mbikëqyr aktivitetin e audituesve ligjorë dhe kontabilistëve të miratuar ka njoftuar se ka ndërmarrë masa administrative për auditues ligjorë, përmes gjobave dhe pezullimeve të licencave, ndërkohë që janë gjobitur dhe subjektet juridike. Në vend ka gjithsej rreth 240 auditues ligjorë, që ndryshe njihen edhe si ekspertë kontabël. Por për më shumë, ndjekim materialin.

Shkeljet e konstatuara tek audituesit janë të natyrave të ndryshme. Por një nga shkeljet kryesore të gjetura përfshin raste kur një shoqëri, që duhet të auditohej nga të paktën dy auditorë, është audituar vetëm nga një duke e bërë të pavlefshëm ligjërisht raportin e audituesit dhe kjo sjell pasoja për përdoruesit e brendshëm dhe të jashtëm që mbështesin vendimmarrjen në këto raporte. por për të diskutuar më shumë lidhur me këto kontrolle, çfarë tregojnë ato për bizneset dhe shkallën e evazionit në vend, i ftuar në A2 Business: Aldo Spahiu, drejtor ekzekutiv i Bordit të Mbikëqyrjes Publike.