Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Champions për femra, Vllaznia sfidon Chelsea në Londër

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 13:08 | Futboll
Champions për femra, Vllaznia sfidon Chelsea në Londër

Davidi përballë Goliath. Ekipi shqiptar që ka shkruar historinë, duke luajtur për herë të parë në fazën e grupeve të Champions, përballë ekipit finalist të vitit 2021. Vllaznia për femra sfidon Chelsea në Londër. Skuadra angleze, e cila e nisi edicionin me fitore minimale ndaj Paris Saint Germain, është dukshëm favorite, por vajzat shkodrane do të provojnë shanset e tyre.

“Normalisht nuk kemi objektiva madhore se jemi ekip i ri, ku kemi pasur suksese të jashtëzakonshme. Nuk kemi ardhur për objektiva, por nuk jemi këtu për turizëm”, deklaroi trajneri i  Vllaznisë.

“Kam emocione sepse unë vetë jam tifoze e Chelsea, është ekip me shumë vlera, por ne do të bëjmë maksimumin që të bëjmë një ndeshje të mirë”, shtoi futbollistja Esmeralda Franja.

Vllaznia për femra do të provojë të ruajë ecurinë pozitive, ku nuk e njohin humbjen në 12 ndeshje me radhë të luajtura në transfertë. Ndeshja e raundit të dytë në grupet e Champions ndërmjet Chelsea dhe Vllaznisë luhet, këtë të mërkurë, prej orës 21:00.

A2 CNN Livestream

Dita jonë