Christian Dior kthehet tek e zeza, prezantohet koleksioni i ri ‘’Haute couture’’

Kthim tek e zeza për Christian Dior. Koleksioni i ri “haute couture” i shtëpisë franceze të modës, solli veshje plotësisht të zeza dhe një frymë vintage, edhe pse nuk mungonte ndërthurje me modernen.
I prezantuar në ambientet e kompanisë francezë në Paris, ku themeluesi Christian Dior shpalosi krijimet deri sa vdiq në 1957-tën, koleksioni dominohej nga elementet e viteve50-të.
E megjithatë e reja dhe e vjetra ishin ndërthur mjeshtërisht, ndërsa materialet e lehta i jepnin fustaneve të zinj një pamje të veçantë.
Funde të zbukuruara me pupla ose tyl, ishin strukturuar në atë mënyrë që dukeshin voluminoze.
”Veshjet i bëjnë gratë të duken shumë femërore por në të njëjtën kohë, larmishemëria e pamjeve i bën ato të duken edhe të forta”, thotë disegnatorja Maria Grazia Chiuri.
Java e modës Haute Couture, e cila vazhdon deri në 4 korrik, shpalos krijime unike dhe ekskluzive, të përbëra nga materiale jo të zakonshme dhe me një vëmendje të veçantë ndaj detajeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN