Cilësia e ajrit në Shqipëri, 23% e vdekjeve lidhen me mjedisin

Agjencia Evropiane e Mjedisit rreshton Shqipërinë në vendin e dytë për vdekje të shkaktuara nga ndotja e ajrit. 23% e vdekjeve në vendin tonë shkaktohen nga probleme mjedisore, që kthehen në probleme shëndetësore. Këto të dhëna të botuara rishtas ngrejnë sërish një temë që na shqetëson të gjithëve: mosrespektimi i mjedisit cenon rëndë shëndetin tonë. Për të folur më shumë mbi ajrin e keq në Shqipëri, i ftuar në “Dita jonë” ishte Rodi Gjoka, nga CoPlan.