Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Cilët janë faktorët që po frenojnë eksportet?

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 16:36 | Aktualitet

Eksportet shqiptare janë tkurrur ndjeshëm gjatë 11-mujorit, duke sinjalizuar një ngadalësim të mëtejshëm të ekonomisë. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se eksportet arritën vlerën e 277 miliardë lekëve, duke u ulur me 4,1% kundrejt të njëjtës periudhe të një viti më parë. Çfarë masash duhen marrë për të frenuar tkurrjen e eksporteve, një prej gjeneruesve më të mëdhenj të ekonomisë? Cilët janë elementët që po kushtëzojnë këtë ecuri negative të eksporteve? Si është marrëdhënia me fqinjët sa i përket tregtisë dhe cilat janë mundësitë e pashfrytëzuara të Shqipërisë? I ftuar në A2 Business: Gentian Elezi, Qendra për Tregti Ndërkombëtare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani