Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Çlirohen” korçarët, dreka familjare dhe lojëra në kodrat e qytetit

Nga A2 CNN
2 Maj 2020, 14:10 | Aktualitet
“Çlirohen” korçarët, dreka familjare dhe

Kanë mjaftuar disa orë nga momenti që Ministria e Shëndetësisë konfirmoi të shëruarin e fundit me Covid-19 në qytetin e Korçës, që qytetarët të vërshojnë kodrave të qytetit duke organizuar piknikë dhe lojëra.

Si të ishte në një situatë normale, dhjetëra korçarë të rinj, por jo vetëm, kanë organizuar lojëra, dreka familjare në natyrë dhe grumbullime të palejuara.

Ndonëse qyteti i Korçës arriti që brenda 6 javëve të ndërpresë zinxhirin e infektimit dhe prej dy javësh nuk ka shënuar asnjë rast të ri, sërish autoritetet e shëndetit publik, apeluan për ruajtje të distancës dhe masave mbrojtëse parandaluese.

Por, mesa duket, qytetarët korçarë kanë dëgjuar vetëm lajmin e parë për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit, ndërsa ai i dyti për vazhdimin e masave parandaluese u është dukur i parëndësishëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë