Çmim i lartë për lëndën drusore: Kuksianët në “hall” për të siguruar ngrohjen

Një ndër qytetet më të varfra të vendit ai i Kukësit, përveç vështirësive ekonomike të jetës së përditshme, me afrimin e stinës së dimrit duhet të shpenzojnë edhe për të blerë drutë për ngrohje. Këtë dimër, çmimi i lëndës drusore është rritur ndjeshëm, ndërsa edhe sigurimi i tyre është një sfidë më vete për shkak edhe të djegies së pyjeve nga zjarret në verë.