Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Çmimet e energjisë, bursat shënojnë rekorde të reja, 640 euro për njësi

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 14:46 | Ekonomi
Çmimet e energjisë, bursat shënojnë rekorde të reja,

Fundi i gushtit po sjell çmime të reja rekord të energjisë elektrike. Thatësira në Europë dhe frika nga mungesat e gazit në stinën e dimrit, po i shtyjnë prodhuesit e energjisë të kërkojnë vlera të larta në tregje.

Në bursën e Hungarisë, çmimi për megavatorë preku sot nivelin e 640 eurove, nga 130 euro një vit më parë në këtë periudhë.

Kriza e energjisë po përkthehet me kosto të larta edhe në vendin tonë. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, ankandet për muajin gusht kanë arritur në 57.7 milionë euro. Ndërsa KESH është detyruar të anulojë edhe dy procedura për shkak të çmimeve të ofruara të konsideruara të papërballueshme.

Situata në kaskadën e Drinit paraqet një rezervë më të ulët energjetike se sa vitin e shkuar, kur vendi importoi qindra miliona euro energji elektrike. Qeveria po bën thirrje për kursim të energjisë elektrike, ndërsa ekspertët nuk përjashtojnë rrezikun për ndërprerje të mundshme në furnizim gjatë vjeshtës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani