Çmimet e larta të shportës, Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit në 3%
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko njoftoi rritjen e radhës të normës bazë të interesit në nivelin e 3%. Rritja e çmimeve gjatë këtij viti ka qenë më e lartë se ajo që kishte parashikuar banka qendrore, veçanërisht tek produktet e shportës, që godasin pjesën më të varfër të popullsisë. Sejko tregoi se banka ka marrë në analizë edhe situatën e vështirë në tregjet financiare, për të matur rreziqet ndaj bankave në vend.