Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Çmimet për konsum rriten, pagat dhe pensionet mbeten në vendnumëro

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 19:21 | Ekonomi
Çmimet për konsum rriten, pagat dhe pensionet mbeten në

Shqiptarët, ndër popujt më të varfër në Rajon dhe Europë po paguajnë përherë edhe më shtrenjtë për ato çka konsumojnë. Frutat, perimet dhe zarzavatet janë ndër ato produkte, çmimet e të cilave kanë pësuar rritje me 25 për qind në 5 vitet e fundit.

Nga ana tjetër, paga mesatare në vend në po të njëjtin hark kohor u rrit vetëm me 15,6 për qind. Nga 47,522 lekë që ishte në vitin 2016, ajo arriti në 54,951 lekë vitin e shkuar.

Minimaliste ka qenë rritja e pensionit mesatar. Nga 14,873 lekë që merrte një pensionist në qytet në 2016-n, vitin pandemik ai mori 15,732 lekë.

Kostot e larta të jetesës shoqëruar nga paga dhe pensione të ulëta bën që qytetarët të ankohen për çmimet të larta, gati të papërballueshme. Rritjen e çmimeve, tregtarët ja atriubuojnë rënies së kërkesës dhe mallit të importit.

Edhe pse një ndër vendet që eksporton më shumë nga çka importon, në Shqipëri çmimet e fruta-perimeve dhe zarzavateve vijojnë të pësojnë rritje. Ekspertët faksojnë politikat taksuese si dhe mungesën e subvencioneve për të inkurajuar bujqit dhe fermerët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani