Çmimi i Bibliofilisë, ‘Tregimet e moçme’ të Kutelit fitojnë sërish pas tre dekadash

‘Tregimet e moçme shqiptare’ është sërish botimi më i mirë i vitit. Vepra e Mitrush Kutelit vlerësohet nga Biblioteka Kombëtare me çmimin e Bibliofilisë për vitin 2018.
Edhe pse një botim i ri, më luksoz e i përshtatshëm për kohën, nga tregimet e Kutelit nuk ka ndryshuar thuajse asgjë nga botimi me të cilin shumë prej shqiptarëve janë rritur, nisur që nga shkronjat e titujve e deri tek imazhet që shoqërojnë tregimet e moçme shqiptare.
E bija, Atalanta Pasko pohon se është përpjekur të përcjellë te publiku atë që babai i saj ka lënë: “Është një libër i bërë me shumë dashuri, për t’i sjellë publikut një vepër sa më të bukur që të jetë në nivelin e tregimit të Kutelit”
Ilustrimet e imazhet në këtë botim, janë sërish ato të artistit e pedagogut Gazmend Leka.
“Kemi ruajtur vetëm pamjen e kopertinës, edhe pse ka ruajtur motivet. Është kënaqësi e vërtete sepse Takoj shpesh herë njerëz me një farë moshe ose studentët të mi dhe më thonë që jemi rritur me librin e Mitrushit dhe ilustrimet e tua, dhe nuk ka kënaqësi me të madhe për mua”, deklaron ilustruesi i njohur.
Tregimet e moçme shqiptare janë vlerësuar edhe në vitin 1986 me çmimin për ilustrimin më të mirë.

  • LAJMI I FUNDIT | Rama: 30 Qershorin e fituan qytetarët edhe për ne
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Gjithçka vjen pas 30 qershorit duhet ta fitojmë ne për qytetarët
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria u kërcënua, u godit, u lëkund, por nuk u rrëzua falë SHBA e BE
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria sot është çliruar nga makthi i gjysmës së parë të vitit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria nuk do të shohë më parti molotovësh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ata që ndërmorën këtë aventurë, e pësuan edhe për të tjerët që vijnë pas
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Qëndruam në anën e duhur të historisë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Zgjedhjet tona të brendshme nuk mund t’i ngjajnë zgjedhjeve të mëparshme