Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çmimi i naftës, Pano Soko: Zgjidhja është vendosja e çmimit tavan 190 lekë

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 21:01 | Ekonomi
Çmimi i naftës, Pano Soko: Zgjidhja është vendosja e

Ndërhyrje sipërfaqësore dhe valvul për të shkarkuar presionin e protestave popullore dhe jo zgjidhje konkrete ekonomike, e ka konsideruar eksperti i ekonomisë Pano Soko ngritjen e bordit të administrimit të hidrokarbureve nga qeveria. Në Business News ai tha se abuzimi me çmimit po zbulohet tani ndërkohë që institucionet janë dhe duhet të kishin vepruar në kohë.

“Unë pashë programin e Ramës kur foli për bordin që kishte qëllim transparencën dhe verifikimin e kompanive hidrokarbure. Nëse pas këtij operacioni del më i lartë se 200-210 lekë duhet ta mbajmë se është transparent? Qytetarët duan një çmim maksimumi 190 lekë”.

Sipas Sokos, zgjidhja është vendosja e çmimit tavan 190 lekë apo më poshtë. Ai thekson se ndërhyrja e qeverisë duhet të jetë te 55% i taksave.

“Dhe çështjen e abuzimit që po e zbulojmë tani, ne i kemi institucionet, pse duhet të vihen në lëvizje tani. Nuk është kjo që jep zgjidhje. Zgjidhja është vendosja e çmimit tavan 190 lekë apo më poshtë. Çmimi që ne paguajmë është reflektim i bursave, patjetër që ka abuzim me ruajtjen e rendit të sasive të rezervës që ata kanë. Këtu duhet të ndërhyhet te 55 % që ka taksa. Kjo është zgjidhja logjike. Uroj që të të gjejnë lekët për të zbritur çmimin. Nuk dua ta paragjykoj. Autoritetit të Konkurrencës kërkua rritja e menjëhershme ai ishte marrëveshje mes pikave të karburantit që shesin naftë dhe këtë duhet të zgjidhë Autoritetin e Konkurrencës dhe është tagri që ka ai si institucion nuk po i kërkon njeri që të ulë çmimin. Kjo shmangia që nuk merremi me ulje çmimesh është shmangie përgjegjësie. Ne i kemi institucionet, çështja është a do të kemi reagim? Çështja është a do vendosin para se deri më tani kemi dëgjuar fjalë, është paraja ajo që rregullon balancën në treg. Qytetarët duan të shohin çmimin 190 lekë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë