Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Çmimi Neustadt, Ismail Kadare nderohet me "Nobelin" amerikan

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 12:55 | Aktualitet
Çmimi Neustadt, Ismail Kadare nderohet me "Nobelin" amerikan

Fituesi i çmimit Neustadt për vitin 2020 është Ismail Kadare. Ka qenë revista ndërkombëtare e universitetit të Oklahomas ‘World Literature Today’, që ka njoftuar pak orë më parë se Neustadt, i njohur ndryshe edhe si “Nobeli i Amerikës”, i jepet shkrimtarit Ismail Kadare.

 Në faqen zyrtare të 'Neustadt Prize' thuhet se “Kadare është një romancier, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar , i cili ka shkruar disa vepra të mëdha. Ai botoi romanin e tij të parë, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, në vitin 1963. Ka fituar shumë çmime ndërkombëtare dhe vlerësohet si një nga më të mëdhenjtë e shkrimtarëve bashkëkohorë evropianë. Ai është përmendur shpesh si pretendent për çmimin Nobel në Letërsi, që shkroi se u njoh me letërsinë para se të njihte lirinë, kështu që ishte letërsia që e çoi drejt lirisë dhe jo anasjelltas”.

Kadare ishte përzgjedhur si një prej nëntë shkrimtarëve finalistë, të cilët konkurronin për këtë çmim dhe si fitues merr 50 mijë dollarë, një pendë shqiponje në argjend dhe një certifikatë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani