Covid-19, apo ushqim? Qytetarët kërkojnë ndihmë nga njësitë bashkiake

Njësitë bashkiake janë institucionet e vetme në vend që janë përballur me një fluks të madh kërkesash nja pensionistë apo njerëz që jetojnë me ndihma sociale, për të përfituar ndihma si ushqime bazë. Administrator i kësaj njësie thotë se shumë të moshuar e kanë keqkuptuar vendimin e bashkisë, duke bërë që në disa raste të abuzohet edhe me kërkesat për ndihmë.