Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Covid-19 dhe kriza ekonomike, leksioni i industrisë së filmave për të rritur

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 22:30 | Lifestyle
Covid-19 dhe kriza ekonomike, leksioni i industrisë së filmave

Pandemia e koronavirusit solli pjesën më të madhe të industrisë së argëtimit në një ndalesë të papritur, pothuajse brenda natës, ndërsa prodhimet televizive dhe ato të filmit janë ende duke luftuar në baze të protokolleve për të parandaluar infeksionin.

Por një sektor është i pajisur më mirë se të tjerët, për shkak të historisë së tij të trajtimit të sëmundjeve ngjitëse. Kur shpertheu epidemia e HIV AIDS në vitet 1990, industria e pornografisë vendosi një kornizë protokollesh për të përballuar infeksionet e virusit dhe për të mbrojtur performuesit.

Michael Stabile, i cili punon për koalicionin “Liria e fjalës”, një organizate komerciale e cila mbikëqyr argëtimin për të rritur, deklaroi se kjo industri ishte në pararojë me marrjen e masave pasi ka një histori të tërë të testimit brenda saj.

Sharon Mitchell, aktore e filmave pornografikë, që në atë kohë studionte edhe për mjekësi, e tani është mjeke, doli me një plan për të provuar të gjithë aktorët dhe krijoi një sistem të standartizuar të testimit të quajtur “Aim Adult Industry Medical Clinic”. Sistemi nuk cenon aspak privatësinë e aktorëve, por informon regjisorët dhe prodhuesit për ata që janë testuar në 14 ditët e fundit dhe që janë të gatshëm për punë.

Studiot e filmave në Hollivud dhe rrjetet televizive kanë kohë që mendojnë si të rifillojnë punën duke mbrojtur aktorët, regjisorët dhe të gjithë kastin pjesëmarrës në një prodhim të tillë. Ide të ndryshme përfshijnë karantinimin e të gjithë kastës së aktorëve përgjatë gjithë kohës së xhirimit, futjen e mjekëve në këtë grup, matjen e temperaturës çdo 12 orë dhe zëvendësimin e turmave në skenat masive, me pamje të krijuara në kompjuter. Shumë prodhime kinematografike dhe televizive në Europë, pritet të fillojnë xhirimet para Shteteve të Bashkuara, edhe pse nuk dihet ende se si do të udhëtojnë aktorët dhe regjisorët ndërkohë që pandemia nuk ka përfunduar ende.

Në shumë vende, në industrinë e filmave për të rritur, grupi i punës i ngarkuar me protokollet e sigurisë, dëshiron të imitojë suksesin e Sharon Mitchell, sigurisht duke shfrytëzuar disa nga avantazhet që ofron kjo industri.

“Aktoret dhe aktorët bashkëjetojnë në disa raste me njëri-tjetrin, ose janë të martuar. Gjithashtu ato zotërojnë pajisje xhirimi dhe ndriçimi në shtëpi”, thotë Stabile. “Regjisorët mund të prodhojnë filma në distancë”. Këtë ka arritur ta bëjë më së miri Bree Mills, e cila është kineaste dhe CEO e faqes “Striming Adult Time”, një version pornografik i “Netflix”. Ajo vazhdon të drejtojë nga shtëpia e saj në kushte të sigurta dhe thotë se kjo mënyrë pune u intereson të gjitha palëve, në vend që të rikthehen sa më shpejt në sheshin e xhirimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë