Covid-19 në Botë, rriten rastet në Gjermani e Spanjë. OBSH: Më shumë fëmijë e të rinj të infektuar

Infektimet me koronavirus në Gjermani janë rritur për të dytën ditë radhazi. Me 1147 raste të reja të shënuara gjatë 24 orëve të fundit, vendi kthehet pas me tre muaj, në nivelin e përhapjes së pandemisë. Duke filluar nga maji, trendi i infeksioneve të reja kishte rënë, po që prej fundit të muajit korrik rastet kanë ardhur duke u rritur. Koronavirusi ka prekur deri më tani mbi 214 mijë persona në Gjermani, dhe ka marrë rreth 9100 jetë njerëzish. Ndërkaq, në të gjithë botën rastet me koronavirus i tejkaluan 19 milionë, 1 milion prej të cilëve në vetëm 4 ditë. Jetët e humbura janë më shumëse 7120 mijë.