Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Covid-19 në Europë, mbi 700 mijë raste në një javë, ashpërsohen masat

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 16:53 | Bota
Covid-19 në Europë, mbi 700 mijë raste në një

Koronavirusi vijon të sfidojë rëndë durimin e Europës, ku pavarësisht ashpërsimit të masave, rastet vijojnë të rriten. Sipas OBSH një numër rekord prej mbi 700 mijë rastesh u shënuan gjatë javës së fundit në kontinentin e vjetër, shumica e të cilave në Britaninë e Madhe, Francë, Rusi e Spanjë.

Gjermania regjistroi më shumë se 5 mijë raste ditore me koronavirus, shifra më e lartë kjo që prej muajit prill. Një numër shtetesh gjermane u dakordësuan që banorët nga zonat e rrezikuara të mos lejohen të qëndrojnë në hotelet e pjesës tjetër të vendit. Po konsiderohet mundësia që maskat të bëhen të detyrueshme kudo ku nuk mund të ruhet distanca. Kancelarja Angela Merkel tha se po ndiqte me shqetësim situatën në Europë.

Ministri i Shëndetësisë në Çeki doli në një fjalim televiziv mbrëmjen e së martës, për të thënë se javët në vazhdim do të jenë të ndërlikuara dhe të zymta, ndërsa izolimi i pjesshëm hyri në fuqi. Nga kjo e mërkurë, e deri më 3 nëntor, shteti që ka nivelin më të lartë të infektimit në raport me popullsinë, mbylli shkollat, konviktet, baret dhe restorantet.

Gjithashtu, Holanda rikthen masat strikte të kufizimit, me kryeministrin Mark Rutte që njoftoi mbylljen e bareve dhe restoranteve për të paktën për 4 javë ndërsa përpiqet të kontrollojë për hapjen e pandemisë në atë që është kthyer një pikë e nxehtë në Europë. Grumbullimet e më shumë se 4 personave do të ndalohen, ashtu si shitja e pijeve alkoolike gjatë natës.

Presidenti francez pritet të shpallë masën e ndalim qarkullimit nga ora 20:00 e mbrëmjes, për qytetet me nivel të lartë të infektimit përfshirë Parisin, ndërsa paralajmërohet se brenda pak javësh do te ezaurohen 90 për qind e shtretërve në terapitë intensive.

Në Britaninë e Madhe shifrat janë alarmante; me mbi 17 mijë raste dhe 143 viktima të shënuara në një ditë të vetme. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani