Covid-19, përballja e bizneseve me qeverinë – A2 Business Week

Ekonomia shqiptare do t’i ndjejë fort efektet e pandemisë së koronavirusit. Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar që parashikoi një recension të fortë për ekonominë këtë vit me -5%, tashmë Banka Botërore i bashkohet qëndrimeve pesimiste teksa vlerëson në raportin, ku analizohet ecuria e ekonomive të vendeve të rajonit nën ndikimin e virusit COVID-19, një rënie të ekonomisë sonë me 5 deri në 6.7%.

Goditjet më të forta do t’i pësojë tregu i punës, që është shumë i brishtë, si dhe sektori i turizmit. E në fakt, efektet kanë nisur të ndihen. Për muajin mars dhe pjesës së parë të prillit, tregut të të papunëve i janë shtuar mbi 60 mijë persona, por jo të gjithë trajtohen me ndihmë. Paketa e parë dhe e dytë financiare mbështet vetëm të papunët e deklaruar deri më datë 10 prill. Pas kësaj date, ata që kanë humbur vendin e punës nuk përfitojnë as pagën e luftës dhe as ndihmës financiare 40 mijë lekë. Mostrajtimi i kësaj kategorie, por edhe ndihma e munguar e qeverisë për biznesin, kryesisht atë të mesme dhe të madh ka ngjallur pakënaqësinë e fortë të sipërmarrjes. Sondazhet e ndryshme, si ai i Këshillit të Investimeve dhe së fundmi, edhe ai i shoqatës së prodhuesve reflektuar pakënaqësinë e fortë që mbizotëron sot te komuniteti i biznesit.

Në A2 Business Week do të bëjmë sot një përballje të qeverisë të përfaqësuar nga ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zoti Eduart Shalsi, me disa përfaqësues të industrive të ndryshme, ato që janë edhe më të prekurat nga kriza e Covid-19.