Covid-19, Shtetet e Bashkuara arrijnë pragun e 100 mijë viktimave

Shtetet e Bashkuara kanë kaluar zyrtarisht pragun e 100 mijë viktimave për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Shifra dramatike, por që nuk pritet të ndalojnë deri në gusht, edhe pse kurba epidemiologjike është në rënie. SHBA është vendi me numrin më të madh të rasteve me COVID-19, me më shumë se 1 milion e 400 mijë të prekur, si dhe ka bilancin më të errët të viktimave.
Pandemia ka goditur ekonominë numër 1 në botë në, duke varfëruar të paktën 30 milionë amerikanë, por ka shënuar edhe një ndarje sociale të qartë në prejardhjen e viktimave. Personat me origjinë afro-amerikane, qenë ShBA përfaqësojnë 13.4% të popullsisë, rezultojnë të jenë rreth 60% i viktimave nga COVID-19.
Ndërkohë, polemikat për menaxhimin e situatës dhe nënvlerësimin fillestar të virusit ende nuk shuhen. Sipas disa epidemiologëve të Columbia University, në qoftë se institucionet shtetërore do të kishin filluar të merrnin masa vetëm një javë para, rreth 36 mijë persona që radhiten ndër viktimat mund të kishin mbijetuar, 17 mijë prej tyre vetëm në Nju Jork.