Covid-19 te mosha e re, mosrespektimi i masave po mban të rinjtë në lokale dhe larg universitetit

Në kryeqytet ambientet publike janë të populluara. Kryesisht të rinjtë janë ata që ekspozohen më tepër nëpër lokale.

Edhe pse pirja e kafes nuk preferohet më si dikur, por merret edhe me vete, si zakoni i ditëve të izolimit, në disa zona të Tiranës dukshëm të rinjtë dhe mosha të tjera, qëndrojnë të ekspozuar në këto ambiente, të cilët epidemiologët i shohin si vatra kryesore e përhapjes.